SHTYHET DERBI I LIGËS SË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e xhiros në Ligën e parë të Kosovës, ndërmjet Vëllaznimit e As Prishtinës nuk do të zhvillohet sonte.
”Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit e As Prishtinës nuk do të luhet sonte, shkaku i masave të Qeverisë së Kosovës ndaj pandemisë – KoronaVirus”, kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit gjakovar në Facebook.
AsistiOnline.com ka mësuar se Liga e parë e Kosovës, mund të shtyhet komplet deri në muajin Prill edhe pse diçka zyrtare nga FBK-ja ende nuk ka.
AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar për çdo risi dhe vendim që do merret nga organet përgjegjëse në lidhje me zhvillimin apo shtyerjen e garave.
Komentet janë të mbyllura.