BASHKIMI(F) LIRON NGA DETYRAT TRAJNERIN DHE LOJTARET
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pezullimit të aktiviteteve basketbollistike nga Federata e Basketbollit të Kosovës, si pasojë e përhapjes së Pandemisë – KoronaVirus, ka reaguar edhe skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave.
Ekipi i Bashkimit ka njoftuar se ka liruar nga kontratat, trajnerin e ekipit Furkan Saglik si dhe të gjitha lojtaret, duke shtuar se shëndeti i lojtareve vije në rend të parë.
“Pas situatës së krijuar, ku sporti nuk është primar dhe me sezonin e pezulluar, kemi liruar trajnerët Furkan Saglik e Fëllanza Ballukun si dhe amerikanen Khadija Brown-Haywood që të kthehen në shtëpi, por edhe lojtaret tjera: Arbnore Përqukun, Saranda Dacin, Jeta Zekën e Arba Hashanin. Por edhe lojtaret nga Prizreni, Edonën, Gresën, Ulpianën, Aulonën, Dean, Vlerën, Sarën, Erjonën, Meldën, Elonën e Nidën! I falënderojmë nga zemra për kontributin e madh dhe sukseset e ekipit këtë edicion“, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Ekipi i Bashkimit është skuadra e parë kosovare nga Superliga e femrave, që ndërmerr një hap tillë pas pezullimit të aktiviteteve nga FBK-ja.
Komentet janë të mbyllura.