Basketboll

HAJRIZI FLET PËR ASISTIN – TREGON SE KU DHE SI PO E KALON KOHËN NË KARANTINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Në kohën e pandemisë COVID19 (Coronavirus), njerëzit po mundohen t’i përshtaten “normalitetit të ri” dhe ta “thyejnë” monotoninë e përditshme nga izolimi në shtëpitë e tyre, me kujdes maksimal, shkruan AsistiOnline.com

Pezullimi i aktiviteteve sportive përfshirë edhe basketbollin, ka bërë që sportistët të jenë në telashe me përgatitjen e tyre fizike, sepse stërvitjet e tyre janë pezulluar.

AsistiOnline.com ka realizuar një bisedë ekskluzive me njërin nga basketbollistët më të mirë kosovarë viteve të fundit, bëhet fjalë për Drilon Hajrizin i cili ka përshkruar mënyrën e jetesës së tij në këtë kohë të vështirë.

Hajrizi fillimisht shkurtimisht shprehu konsideratën e tij për shëndetin e njerëzve në rend të parë.

Ruajtja e shëndetit mund të gjitha ambiciet për suksese në jetë, kësaj here sporti u pezullua për shkak të pandemisë e cila u lajmërua kohëve të fundit”.

Tutje basketbollisti mitrovicas tregon, se ku dhe si po e kalon kohën i mbyllur në karantinë.

Jeta pasive për një sportist është shume e vështirë, kohëve të fundit po kalojë kohë në fshatin tim në Kotor. Vend malor, që të mund ti shmangem sadopak pasivitetit që po na e kushtëzon karantina. Po mundohem të ushqehem shëndetshëm pasi që po kam aktivitet të kufizuar sportiv, kjo është rruga të cilën jam duke e ndjek për për momentin. Shpresoj shpejtë të përfundoj kjo situatë dhe ti kthehemi normalitetit si në jetë po ashtu edhe aktiviteteve sportive”, u shpreh krejt në fund Hajrizi.

Drilon Hajrizi momentalisht po luan tek KB Peja, skuadër me të cilën para rreth një muaji fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.