Basketboll

KY ËSHTË MESAZHI NGA KARANTINA I QËNDRIM BIRAJT (VIDEO)

Prishtinë (AsisitiOnline.com) – Një nga lojtarët më të mirë që ka pasur skuadra prizrenase e Bashkimit në dekadën e fundit, kapiteni Qëndrim Biraj sikurse të gjithë sportistët tjerë është futur në karantinë pas përhapjes së pandemisë Coronavirus (COVID 19) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

 

Biraj ka dërguar një video në redaksinë e AsisitiOnline.com ka treguar për aktivitetet ditore në karantinë dhe ka shfaqur shpresen që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë.

 

“Përshendetje për të gjithë adhuruesit e basketbollit Kosovar. Unë jam Qëndrim Biraj kapiten i Bashkimit. Tani më siç dihet në vendin tonë janë pezulluar për një kohë të pacaktuar të gjitha aktivitetet sportive për shkak të shfaqjes së Korona Virusit. E di që për të gjithë ne sportitët është shumë e panatyrshme që të qëndrojmë të ambiente të mbyllura dhe të jëmi shhumë pasiv. Unë kohën jam duke e kaluar në ambientet e shtëpisë me familjen. Jam duke u munduar të kem kujdes në ushqim dhe aq sa kam mundësi në ambientet e shtëpisë po mundohem të jem edhe fizikisht i përgatitur. Shprespojë që edhe këtë sfidë ta kalojmë sëbashku me kujdes shumë të shtuar dhe të kthehemi aty ku e kemi vendin, në parket. Për fund përshendetje për të lexuesit e ASISTIT”, deklaroi për AsisitiOnline.com Qëndrim Biraj.

 

Qëndrim Biraj ekskluzivisht për AsisitiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.