TOP-5 LOJTARËT ME MË SË SHUMTI MINUTAZHË NË SUPERLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori 2019/20 në Superligën e Kosovës në Basketboll është pezulluar, shkaku i pandemisë – COVID19 që ka izoluar mbarë botën, madje edhe vendin tonë Kosovën.
Në këto ditë monotonie që po i kalojmë në shtëpi, AsistiOnline.com ka vendosur që t’ju sjellë disa statistika personale të lojtarëve të elitës së basketbollit tonë dhe do e vazhdojmë me top-5 lojtarët që kanë pasur minutazh më së shumti në ligë këtë stinor.
Befasia e kësaj top-5 mund të jetë, se nga lista me lojtarë, katër prej tyre janë lojtarë të Lipjanit.
1.Demarkus Stuckey 38.6 minuta për ndeshje.
2.Marquise Simuels 38.3 – minuta për ndeshje
3.Dayon Griffin 37.9 – minuta për ndeshje
4.Tamas Bruce 37.8 – minuta për ndeshje
5.DeVaughn Jenkins 37.8 – minuta për ndeshje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.