Basketboll

EKSKLUZIVE: KY ËSHTË VLERËSIMI I DREJTUESVE TË BASHKIMIT PËR ANULIMIN E STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Baketbollit të Kosovës sot ka marrë vendim që stinori 2019/20 në elitën e basketbollit kosovar të anulohet tërësisht shkaku i Pandemisë COVID-19.

Në lidhje me këtë vendim të FBK-së, AsistiOnline.com kontaktoi me drejtorin sportiv të Bashkimit, Artan Kurti i cili tregoi se a e përkrah Bashkimi këtë vendim të FBK-së.

”Para se të gjithash dhe më e rëndësishmja, shpresojmë që ky mesazh të ju gjejë juve dhe familjet tuaja në shëndet të mirë dhe të sigurtë në këto rrethana të jashtëzakonshme dhe të vështira në luftën kundër Pandemisë COVID-19, si klub kemi qene në vazhdimësi në kontakt me Federatën dhe kemi diskutuar lidhur me situatën e Pandemisë. Ne mendojmë se qysh nga fillimi janë marrë vendime të duhura për pezullim të ligës dhe së fundi edhe për anulimin e ligës. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën e krijuar që e ka kapluar vendin, gjithçka është ndalur për momentin, sporti në përgjithësi është në plan të dytë”, tha Kurti për AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.