Basketboll

EKSKLUZIVISHT PËR TRAJNERË E BASKETBOLLISTË: ÇKA MUND TË BËJË NDËRSA PO RRI N’SHPI ?

AsistiOnline ka hulumtuar dhe ka gjetur këshilla për trajnerë dhe basketbollistë se si të ruajmë formën gjatë covid19, me shpresë se do të ju ndihmojnë në këto kohë të karantinës   ...

(AsistiOnline) – Bota është duke kaluar nëpër një periudh të vështirë dhe deri tash të pa përjetuar në kohët moderne, të izolimit dhe karantinës për të shmangur përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse të shkaktuar nga virusi korona.

Virusi i ri COVID19 ka shkaktuar pandemi dhe ka detyruar ndërprerjen dhe anulimin e të gjitha garave të gjitha sporteve në Botë duke përfshirë edhe basketbollin, me ç’rast edhe Federata e Basketbollit e Kosovës duke i përcjell udhëzimet e FIBA-së dhe veprimet e federatave simotra evropiane, ka anuluar edicionin e sivjetmë.

Nga 14 Marsi, klubet kosovare kanë ndërprerë aktivitetet e veta dhe faktikisht basketbollistët e Superligës nga atëherë nuk kanë luajtur apo stërvitur me ekip. Ndërkohë, të martën me 31 Mars është marr vendimi për anulimin e edicionit të sivjetmë si pasojë e situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga COVID19 dhe e cila nuk dihet se sa do të zgjas.

Marr parasysh se kjo është një sëmundje e panjohur deri tash dhe faktin se ky virus po vepron në mënyrë të paparashikueshme, askush nuk mund të prognozoj se sa do të zgjas karantina apo distancimi fizik. Po them distancë fizike sepse distancimi social apo shoqëror është term që po përdoret gabimisht sepse parandalimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje bëhet përmes largimit fizik nga njëri-tjetri por është e domosdoshme të mbetemi aktiv në shoqërim me njëri-tjetrin përmes rrjeteve të shumta sociale që i kemi në dispozicion, fal internetit dhe zhvillimit teknologjik.

Lufta e përbashkët për të mposhtur armikun e përbashkët COVID 19

(nJë tekst interesant i shkruar nga autori i ASIST-it, Agon Fehmiu, lidhur me zhvillimet shkencore për luftimin e COVID-19 i cili ndihmon në kuptimin e asaj se çka është dhe si po luftohet kjo sëmundje)

Përderisa askush nuk mund të parashikoj se sa kohë do të duhet që t’i kthehemi stërvitjeve me ekip dhe garave, sportistët duhet të gjejnë forma që të mbeten aktiv sa më shumë që është e mundur dhe të kenë kujdes në ushqim kualitativ dhe të shëndosh, për të mos shtuar peshë dhe humbur përgatitjen fizike.

E dimë se kjo është shumë e vështirë mirëpo sot ka me qindra dhe mijëra udhëzues dhe programe interesante që mund të ndihmojnë në këtë.

Ka trajner dhe skuadra që i kanë përpunuar programet speciale individuale për lojtarët e tyre, natyrisht janë këto skuadrat e NBA, të Euroleague-së dhe ato që kanë buxhete më të mëdha dhe kapacitet për angazhimin e ekipeve profesionale që kujdesen për kondicionin personal të lojtarëve mirëpo pjesa tjetër që është shumicë e familjes së basketbollit botëror është duke hulumtuar format e ndryshme për të gjetur zgjidhje për trajnerët dhe lojtarët e vet.

Me këtë rast, ASISTI dhe ASISTIONLINE ka hulumtuar dhe ka gjetur disa këshilla të cilat po i ndanë me familjen e basketbollit kosovar, me shpresë se do të ju ndihmoj në këto kohë të izolimit dhe karantinës.

Pyetjet më të shpeshta të trajnerëve dhe lojtarëve në këto kohë është: Çka mund të bëjë ndërsa po rri n’shpi ?

Përgjigja është e thjeshtë:

  1. Lexoni libra dhe artikuj shkencor

  2. Shikoni filma dhe dokumentar të basketbollit
  3. Shikoni ndeshje dhe video speciale të basketbollit, duke përfshirë seminare e klinika të shumta për trajnerë, lojtarë dhe referë
  4. Kontaktoni sa më shumë me komunitetin e basketbollit në mbarë botën duke e zgjeruar rrjetin tuaj të basketbollit (lojtarë, trajnerë, menagjerë, refero e zyrtarë tjerë)
  5. Trajnerët le të përgatisin programe speciale të stërvitjeve për lojtarët e tyre
  6. Lojtarët le të hulumtojnë në internet sa më shumë ushtrime për përmirësimin e shkathtësive të tyre individuale (shpejtësinë, eksplozivitetin, forcën, fuqinë, driblingun, kërcimin, etj)

Për shembull, sa i përket shikimit të filmave, ndeshjeve dhe videove  duhet thënë se pa dyshim, lojtarët më të mirë të gjitha kohëve janë edhe studiuesit më të mëdhenj të lojës së basketbollit.

Ata gjithmonë kanë tentuar që përmes shikimit dhe video-analizës së ndeshjeve të zhvillojnë elemente dhe lëvizje të reja të cilat do të ju japin përparësi ndaj rivalëve të tyre. Ata gjithmonë kanë hulumtuar për të bërë ndonjë lëvizje apo element që do të bëjë revolucion në lojën e basketbollit.

I ndjeri Kobe Bryant është shembulli më i mirë i një basketbollisti i cili ka shikuar me orë të tëra të ndeshjeve të basketbollit duke i analizuar me mija lojtarë dhe ndeshje. Këtë veti të video-analizës së basketbollit, Kobe e kishte zhvilluar kur ka qenë basketbollist i ri dhe ka jetuar në Itali. Atëbotë, gjyshi i tij i dërgonte nga Amerika video-kasetat e ndeshjeve më të mira të NBA, si dhe legjendave të basketbollit të NBA kur ata ishin në formën e tyre më të mirë.

Kobe i kishte studiuar me orë, ditë dhe javë të tëra modelet dhe stilet e lojës të basketbollistëve më të mirë në histori të kësaj loje sikurse ishin Michael Jordan, Magic Johnson, Oscar Robertson, Jerry West dhe Elgin Baylor.

Më pas, ai i zgjedhte elementet më interesante dhe i ushtronte me dhjeta e qindra mijëra herë deri sa nuk i perfeksiononte dhe inkorporonte në lojën e tij.

Jo vetëm këta lojtarë por edhe shumë të tjerë që kanë ardhur pas tyre dhe që sot mund t’i gjeni në YouTube, mund të analizohen dhe të zgjidhen ato elemente që sipas trajnerëve dhe lojtarëve janë mangësi në lojën individuale të secilit dhe pastaj të zgjidhen ushtrimet specifike për t’i mënjanuar ato.

Pra, ju trajnerë dhe basketbollistë, AsistiOnline ju inkurajon dhe ju sugjeron që gjatë kësaj periudhe të karantinës kur keni më shumë kohë të lirë, ta shfrytëzoni për t’i bërë këto analiza, për t’i përzgjedh ato elemente që mendoni se janë pika të dobëta dhe pastaj për t’i zgjedhur ushtrimet më të përshtatshme për ju personalisht që ta përmirësoni dhe perfeksiononi lojën tuaj. Krejt në fund, pasi të keni bërë gjitha këto, mund të filloni me ushtrime shtëpiake që mund të bëhen këto ditë kur po qëndroni të mbyllur dhe njëkohësisht të bëni planin e atyre ushtrimeve që do të mund t’i filloni menjëherë pasi të kalojë kriza e COVID-19.

Në ueb faqen që e kemi zgjedhur për ju, ka disa shembuj. Një prej tyre është Oscar Robertsoni i njohur edhe si Mr. Triple-Double dhe të cilin e ka studiuar shumë i ndjeri Kobe Bryant

 

Mirepo, duhet pasur parasysh se shikimi dhe analiza e videove dhe ndeshjeve është po ashtu shkathtësi në vete dhe secili prej jush duhet të dijë se si t’i shikoj.

Disa prej këshillave të AsistiOnline është se gjatë analizave duhet të jeni maksimalisht të koncentruar dhe të analizoni saktësisht atë që ju duhet nga një ndeshje. Për shembull, të dallojmë nëse analizojmë mbrojtjen apo sulmin individual , grupor apo ekipor. Elementet e caktuara që ne kërkojmë t’i përmirësojmë dhe të fokusohemi në ato.

Lidhur me këtë , AsistiOnline e ka një këshillë që do ta gjeni në shumë vende tjera dhe me të cilën NE pajtohemi 100%: mënyra më e mirë për të analizuar elementet e caktuara të basketbollit është duke shikuar ndeshjet e skuadrave më të suksesshme në histori të basketbollit dhe atyre që janë bërë kampione.

Natyrisht, nuk duhet harruar edhe filmat e stërvitjeve individuale të yjeve të basketbollit mirëpo stërvitjet ku demonstrohen elementet dhe shikimi i këtyre elementeve në kushte të lojës, stresit, intensitetit dhe dinamikës të cilën e jep ndeshja e vërtet, dallojnë shumë.

Personalisht, ju kisha sugjeruar t’i shikoni ndeshjet e  Los Angeles Lakers, Boston Celtics dhe Detroit Pistons të viteve 1980-ta, Chicago Bulls dhe Houston Rockets të viteve 1990ta, si dhe në këto 20 vitet e fundit Lakers, San Antonio Spurs, Miami Heat, Golden State Warriors dhe sidomos ekipeve të udhëhequra nga LeBron James dhe Kawhi Leonard.

 

Pra, për t’ju ndihmuar gjatë karantinës nga COVID-19, ASISTIONLINE ka hulumtuar shumë dhe e ka zgjedhur një adresë interesante që mund të ju ndihmoj të gjithë juve që jeni të interesuar të mbeteni aktiv gjatë karantinës dhe qëndrimit në shtëpi.

Në vazhdim klikoni në këtë adresë ku mund të hulumtoni për mënyrat e përmirësimit të aftësive dhe shkathtësive tuaja të basketbollit ndërsa po qëndroni në shtëpi për shkak të Korona virusit. Kjo ueb faqe është një kozmos i tërë ku çdonjëri prej jush mund të gjej nga diçka interesante.

Nga AsistiOnline me dashuri:

Kliko ne kete link interesant,  #rrinshpi , lexo, analizo, ushtro dhe natyrisht:   ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA PËR BASKETBOLL  

https://www.basketballforcoaches.com/improve-during-lockdown/

 

Komentet janë të mbyllura.