REALI, EFESI DHE VALENICA ME LAJME TË MIRA PËR LOJTARËT E TYRE
Prishtinë(AsistiOnline) – Krizë e madhe financiare ka kapluar botën sportive, pas shfaqjes së Pandemisë COVID-19 në tërë globin.
Kësaj krize të papritur nuk i kanë shpëtuar as klubet me renome në Evropë dhe botë e ndër to është edhe gjiganti spanjoll i basketbollit nga Katalunia, Barcelona e cila ka ulur pagat e lojtarëve të skuadrës në formë drastike, për 70%.
Por, rrugën e Barcës si duket nuk do ta ndjekin edhe dy skuadrat tjera spanjolle, Real Madridi e Valencia, por as lideri aktual i Euroligës, Anadolu Efesi. Skuadrat në fjalë kanë njoftuar se nuk do ti ulin pagat e lojtarëve, përkundër se gjendja e tyre ekonomike ka një rënie, kanë shkruajtur mediat Evropiane sot.
.Tri klubet në fjalë thuhet se kanë garantuar kontratat e nënshkruara për këtë sezon, 2019-20 për të gjithë lojtarët dhe punonjësit e tyre.
Komentet janë të mbyllura.