EKSKLUZIVISHT NË ASISTI 417: REAGIMET VAZHDOJNË
Pse vendosi FBK për anulimin e kampionatit dhe çka mendojnë klubet për këtë ?
(AsistiOnline) – Tashmë kemi hyrë në javën e katërt prej se janë ndërprerë aktivitetet e basketbollit me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID19, sëmundjes e cila ka paralizuar tërë Botën dhe Kosovën.
Të premten me 13 Mars kur u paraqitën 2 rastet e para të COVID19 në Kosovë, FBK kishte marr vendim për pezullimin e garave dhe moszhvillimin e xhiros 28 e cila është dashur të zhvillohet vikendin e 14 dhe 15 marsit.
Kjo do të ishte xhiro e parë e ciklit të katërt dhe të fundit para Play Offit por për shkak të situatës së krijuar ajo u pezullua.
Ndërkohë, të martën e kaluar me 31 Mars , Federata e Basketbolit e Kosovës ka vendosur ta anuloj komplet kampionatin e Superligës së Meshkujve dhe të Femrave.
Andaj, ASISTI 417 do t’i dedikohet anulimit të kampionatit të sivjetmë.
Fillimisht për këtë vendim flet kryetari i FBK-së, Arben Fetahun e pastaj do të shohim edhe reagimet e gjitha klubeve të Superligës së Meshkujve dhe disa skuadrave të Superligës së Femrave
Krejt në fund, ju sjellim top aksionet e ciklit të tretë vjeshtor ju paralajmëroj se ASISTI 418 do të ketë rubrika dhe analiza interesante të edicionit që mbeti i papërfunduar dhe nuk do të jep kampion
Rrini n’shpi, kënaquni me ASIST dhe shoqërohuni me familjar e miq përmes internetit më kualitativ dhe më të shpejtë në vendin tonë, ARTMOTION!
NATYRISHT , ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA PËR BASKETBOLL.
Komentet janë të mbyllura.