Basketboll

ASISTI 418, SUPER I NXEHTË – ANALIZA EKSKLUZIVE

(AsistiOnline) – Deri sa planeti për shkak të Coronavirusit po pushon, ASISTI në Artmotion aksionin e basketbollit edhe këtë të Hënë nga ora 21 do ta vazhdon. ASISTI përsëri sjell analiza dhe aksione të elitës së basketbollit kosovar që askund tjetër nuk keni mundësi për t’i parë.

 

ASISTI 418 – SUPER I NXEHTË SJELL EDHE NJË EKSKLUZIVITET TË VËRTETË:

 

ANALIZA SPECIALE TË STATISTIKAVE EKIPORE DHE INDIVIDUALE:

Kush ishin top koshashënuesit, kërcyesit, asistuesit, rrëmbyesit dhe top bananamenët?

Cilat ishin skuadrat më efikase dhe cilat e patën mbrojtjen më të mirë? Cilat ekipe bashkëpunuan më së miri dhe cilat nuk i lanë kundërshtarët të marrin frymë?

Plus, çastet më interesante dhe analizat speciale të 5-sheve dhe MVP-ve të Javës, si dhe top aksionet e elitës së basketbollit kosovar që askund tjetër nuk keni mundësi për t’i parë.

Adhurues të basketbollit, tashmë e dimë se kampionati i Superligës është anuluar për shkak të pandemisë së shkaktuar me COVID-19 e cila ka paralizuar planetin mirëpo kjo ASISTIN nuk e ndal!

Të hënën nga ora 21:00 në Artmotion do të vazhdojmë me analizën e ciklit të tretë 2019/2020 dhe përmbledhjen e ndeshjeve të zhvilluara nga xhiro 19 deri në atë 27, pas të cilës edhe u ndërpre kampionati.

Xhiro 28 e cila nuk u zhvillua me 14 dhe 15 mars është dashur të jetë xhiroja e parë e ciklit të katërt dhe të fundit, para Play Offit por për shkak të COVID-19 kjo garë u ndal dhe sivjet kampion nuk ka sidoqoftë ASISTI do t’ua rikujton gjithë atë që ka ndodhur gjatë ciklit të tretë e më pas do t’ përmbledhim dhe analizojmë më të mirët e Superligës tonë

   

Nuk ka dyshim se, bazuar në performansat individuale, sivjet kishim shumë kandidat potencial për titullin e MVP-së të stinorit të rregullt: qendra më dominuese sivjet Urim Zenelaj i Ponte Prizrenit; plejmejkeri fantastik Visar Bunjaku dhe aloja e shoku i tij Samir Zekiqi i Golden Eagle Yllit; DUM-DUM tandemi bombastik pejan , Dardan Berisha e Drilon Hajrizi dhe i huaji më kualitativ në Superligë sivjet, Henrik Shirko; tandemi fenomenal i Bashkimit, Bridgeman e Clark; DJ Hanes i pandalshëm i Trepçës dhe reprezentuesi amerikan i Kosovës, Divine Myles i Prishtinës… numëro, numëro e nuk ka fund.

 

Analizat shumë–shumë speciale,

gjëra ekskluzive dhe unike të cilat në asnjë medium tjetër (qoftë portale apo televizione tjera)

nuk mund t’i shikoni ju sjell ASISTI 418, super i nxehtë.

Adhurues të basketbollit, rrini n’shpi, nga virusi ruajuni dhe me ASISTIN kënaquni.

 

E Hënë, ora 21:00 në ART SPORT 1 dhe dhjetë minuta pas mesnate në Klan Kosova:   ASISTI 418 – SUPER I NXEHTË !

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.