Basketboll

EKIPET MË EFIKASE NË ASISTE PËR STINORIN 2019/20 [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

EKIPET MË TË MIRA ASISTUESE

Sa i përket asistimeve sivjet fjalën kryesore e pati Golden Eagle Ylli i udhëhequr nga fundori fantastik, Valon Bunjaku që ishte në mesin e top asistuesve të Superligës. Therandasit sivjet kishin mesataren më të mirë prej 22.8 asistimeve për ndeshje kurse në pozitën e dytë u rendit Sigal Prishtina me 21.3 asistime. Në këtë statistikë, Rahoveci kishte një sezon të kënaqshme me mesatare prej 20.8 asistimeve kurse Peja renditet e katërta ashtu sikurse në tabelë pasi ka realizuar mesatare prej 20.7 asistimeve për duel . Listën e top 5 skuadrave më të mira asistuese e përmbyll Bashkimi me 18.9 asistime për lojë.

EKIPET MË TË MIRA ASISTUESE

Golden Eagle Ylli 22.8 ast pn
Sigal Prishtina 21.3 ast pn
Rahoveci 20.8 ast pn
Peja 20.7 ast pn
Bashkimi 18.9 ast pn

Komentet janë të mbyllura.