TOP-5 BLLOKUESIT E SUPERLIGËS, REKORDI NË NJË NDESHJE [VIDEO+LAJM]
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i Ponte Prizrenit Urim Zenelaj, sivjet nuk kishte merhamet. Ai sivjet shkepi banane me të lira ndërsa rekordin e arriti në derbin e qytetit kundër Bashkimit me 4 dhjetor 2019, kur shpërndau hiq më pak se 7 banane të nxehta. Në pozitën e dytë është Xavier Uilliams i Trepçës i cili me 2 tetor, poashtu lojtarëve të Bashkimit ua shpërndau 4 bllokada. Me nga 4 katër bllokime në një ndeshje kemi tre lojtarë. Kapiteni i Lipjanit Fazli Vitia kte e kishte bërë me 4 dhjetor kundër Sigal Prishtinës, bashkëlojtari i tij në Lipjan, Devaughn Jenkins, me 7 dhjetor ndaj Feronikelit kurse një tjetër lipjanas i ardhur në pranverë, Tamas Bruce, 4 bananet e nxehta ia kishte shpërndarë Bashkimit, me 12 janar të këtij viti.
TOP LISTA INDIVIDUALE: REKORD I BLLOKADAVE NË NJË NDESHJE
URIM ZENELAJ “DORËSHLIRË” SIVJET SHKEP BANANE ME T’LIRË
1. URIM ZENELAJ (PPZ) 7
2. DEVAUGHN JENKINS (LIP) 5
3. TAMAS BRUCE (LIP) 4
4. XAVIER WILLIAMS (TRE) 4
5. FAZLI VITIA (LIP) 4
Komentet janë të mbyllura.