Basketboll

KLUBI SHQIPTAR NGA MAQEDONIA, KËRKESË DREJTUAR DY FEDERATAVE SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut – KB Albes, ditën e sotme ju është drejtuar me kërkesë të veçantë dy Federatave shqiptare, FBK-së dhe FSHB-së.

Pas raportimeve zyrtare për krijimin e një lige të përbashkët shqiptare, klubi shqiptar që militon në kategorinë e dytë të basketbollit maqedonas, KB Albes ju është drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe asaj të Shqipërisë me kërkesën që nëse formohet kjo ligë, pjesë e saj të jenë edhe ata.

Kërkesa zyrtare e KB Albes, pa ndërhyrje:

Të nderuara dhe shumë të respektuara “Federata e Basketbollit të Kosovës” dhe “Federata Shqiptare e Basketbollit”, pranoni këtë letër apo kërkesë në shenjë mirënjohjeje maksimale në emrin e Klubit të Basketbollit ALBES nga Shkupi, për punën e mundimshme dhe të pashoq që po bëni.
Bordi Udhëheqës i KB ALBES pasi mori informacionin nga mjetet e informacionit për iniciativën tuaj të përbashkët për themelimin e një kampionati të përbashkët, ishim jashtëzakonisht të kënaqur dhe të lumtur, dhe prandaj përmes kësaj letre duam t’ju japim përkrahje maksimale të kësaj ideje madhore, me shpresë se kjo ide do të përfshinë edhe klubet shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut, por pse jo edhe ndonjë klub shqiptarë nga Mali I Zi, Greqia, por edhe Presheva.

Prandaj ne kërkojmë nga udhëheqësit e kësaj Lige që t’ju bëhet ftesë edhe ekipeve nga RMV, ku KB ALBES prej tash shprehet “E GATSHME” ti bashkohet kësaj ideje, dhe premton se përveç se do ti zbaton në paprekshmëri vendimet dhe urdhrat që do të dalin nga kjo ligë, do të jetë edhe promotor dhe afirmues i kësaj ideje fisnike.
Shpresojmë se kjo ide do të na përfshi edhe neve aty, dhe mos të jemi jetim të përfaqësimit tonë dinjitoz. Në si ekip që vitin e kaluar e luajtëm vetëm sezonin e parë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë, jemi në gjendje që të sjellim përforcime adekuate, me qëllim që ta arrimë sadopak kualitetet të cilat I posedojnë edhe ekipet tjera të kësaj lige”, thuhet në kërkesën e klubit shqiptar.

Komentet janë të mbyllura.