Basketboll

RIFATI: LIGA MBARËKOMBËTARE NUK KA HIJESHI PA QYTETIN HISTORIK TË PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri karizmatik i skuadrës së Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati ka reaguar pas raportimeve për ekipet që mund të marrin pjesë në ligën mbarëkombëtare me Shqipërinë.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Rifati tha se liga mbarëkombëtare pa ekipet nga qyteti i Prizrenit nuk do të kishte hijeshinë e saj.

Liga mbarëkombëtare me Shqipërinë është ide e qëllur, por që pa ekipet nga kryeqyteti historik i shqiptarëve – Prizreni, nuk ka hijeshi. Andaj, Ju jap mesazh dy krerëve të Federatave, atij të FBK-së dhe FSHB-së se pa Prizrenin liga mbarëkombëtare është sikurse shtëpia pa themel’’, tha Rifati.

Të kujtojmë se Ponte Prizreni, është njëra ndër ekipet më simpatike e viteve të fundit në basketbollin e Kosovës, ndërsa Rifati e ka udhëhequr ekipin në fjalë për disa vite rresht, fillimisht duke e inkuadruar në Superligë e më pas duke treguar lojëra fenomenale edhe në elitë dhe duke arritur rezultate të kënaqshme.

Komentet janë të mbyllura.