Basketboll

EUROLIGA CAKTON PËRFUNDIMISHT DATËN KUR MERRET VENDIMI PËR VAZHDIM APO ANULIM STINORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë bërë afro 3 muaj që nga ndërprerja e të gjitha ndeshjeve zyrtare në basketboll në tërë botën shkaku i Pandemisë COVID-19 dhe ende asnjë kampionat nuk ka rinisur me ndeshje.

Në ndërkohë vijojnë të dalin në publik, lajme dhe informacione të ndryshme se ky stinor do të ndërpritet edhe në garën më prestigjioze evropiane, Euroliga.

Sot është publikuar informacioni se të hënën, më 25 maj, klubet e Euroligës do të votojnë nëse do të rifillojnë sezonin 2019-20 apo jo.

Nëse kampionati vendos të rifillojë sezonin, atëherë lojërat do të luhen në korrik (4-26). Beogradi, Athina, Këlni dhe Kaunas janë kandidatët potencialë për të mbajtur turneun përfundimtar të garës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.