NË STINORIN E RI, ASNJË SKUADËR KOSOVARE NË CHAMPIONS LEAGUE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 19.05.2020 ka shqyrtuar disa cështje aktuale në basketbollin kosovar, por edhe për situatën aktuale në sport dhe me gjerë gjatë pandemisë COVID-19.
Në mbledhjen e mbajtur sot, pas konsultimeve edhe me klubet kosovare, bordi i FBK-së ka vendosur që të mos delegojë asnjë skuadër në edicionin e ardhshëm të Basketball Champions League.
Ditë më parë drejtuesit e garës në fjalë i kishin kërkuar FBK-së, të propozojë një ekip për të luajtur në stinorin e ri në garat e Champions, por si duket klubet kosovare sivjet, nuk kanë qenë të gatshme për të luajtur aty.
Komentet janë të mbyllura.