Basketboll

REAGIMET NGA FERONIKELI PËR VENDIMIN E FBK-SË: FLASIN DREJTORI DHE TRAJNERI I SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Drejtori i Feronikelit, Alban Veseli, por edhe trajneri i klubit nga Drenasi, Fikret Shatri kanë reaguar pas vendimit të FBK-së për largimin e klubit të tyre nga elita e basketbollit kosovar.

Drejtori gjeneral i klubit, Alban Veseli në një prononcim për AsistiOnline.com tha se vendimi i FBK-së, është plotësisht i ngutshëm dhe i pabazuar, andaj si klub presin që të shfuqizohet.

Mendoj që është vendim i ngutshëm dhe shumë i padrejtë. Ky vendim duhet të shfuqizohet dhe jam i bindur që kjo do të ndodhë. Ne kemi caktuar një takim me kryetarin, Arben Fetahu dhe besoj që aty do të qartësohet çdo gjë. Kemi raste të shumta që federatat kanë anuluar garat, mirëpo pa dëmtuar askënd. Si rastet e kampionateve në Turqi dhe Greqi. Kështu duhet të veprojë edhe FBK”, tha Veseli.

Ndërsa me një shkrim të cilin e ka publikuar pak më parë, ka reaguar edhe trajneri i skuadrës së Niklit në pranverë, Fikret Shatri i cili thotë se vendimi i FBK-së për largimin e Feronikelit nga elita, është arbitrar dhe se sipas tij në këtë rast janë shkelur të gjitha rregullat sepse në asnjë nen të statutit të FBK-së, nuk shkruan se duhet larguar ekipet nga elita pa i shterur të gjitha ndeshjet e parapara brenda nje edicioni.

Në vijim reagimi i trajnerit të Feronikelit – Fikret Shatri, pa ndërhyrje dhe i plotë:

”Pershendetje te nderuar anetar te Federates se basketbollit te Kosoves. Si njeri i basketbollit, ish lojtar, trajner dhe kontribues i basketbollit, rastisi qe gjate sezones 2019-2020, ne sezonen pranverore, ta udheheqi Klubin e Basketbolli “Feronikeli”, ne nje situate dhe kushte aspak te lakmushme, me tendence te permiresimit te kushteve dhe sigurimit te nje sponzori stabil, perpjekje te nderrmara edhe nga strukturat komunale te Drenasit, pavaresisht problemeve ne vazhduam punen tone, edhe pse ishim ekipa me mungese te perforcimeve, ne dhame ndeshje te bukura, ne shume ndeshje edhe u demtuam, qe si rezultat i demtimeve kaluam ne poziten e parafundit, mirpo lufta jone vazhdonte, deri ne kohen e pandemise, ku dy lojtaret Amerikan, nga frika e pandemise, kerkuan largimin nga ekipa, qe ishim te detyruar ti lironim, ku ne fakt, erdhi ne pikepytje edhe vazhdimi i garave, por ndodhi qe e gjithe liga te pezullohet, dhe garat ne basketboll, mos te perfundojne, per zezonen 2019-2020.

Nuk arrita te ju besoj syve te miji, si Federata e Basketbollit te Kosoves, na del me nje vendim arbitrar, per ta larguar KB “Lipjanin” dhe KB “Feronikelin” nga liga, duke shkelë te gjitha rregullat e saj, ku largon anetaret e saje, pa perfunduar garat!!!… ne anen tjeter, po jua perkujtoj me nje vendim arbitrar, FBK, fute ne superlige KB Pejen, duke shkele te gjitha rregulloret ne fuqi dhe vet statutin e saje, por nese do te pytesha edhe une, te njejten gje do ta beja, per te miren e  basketbollit te Kosoves, sepse basketbolli pa Pejen, ishte nje basketboll i vdekur!
Ne kete situate te veshtire, do duhej te merreshin vendime ne te mire te basketbollit, e jo vendime qe e demtojne thellsishte basketbollin e Kosoves!
A mund te ma thoni- interpretoni, se cili nen i statuti thote, qe largon, kete apo ate skuader nga liga, pa i shteru te gjitha ndeshjet e parapara, brenda nje edicioni???
Prandaj te nderuar, vendimet e marra nga bordi i FBK, jane tendencioze, te pa matura, pa mbeshtetje ligjore dhe ne dem te basketbollit!
Ju lutem,  mos e shfrytezoni kohen e pandemis sot, per diçka te ulet neser, sepse basketbolli eshte dhe duhet te jete mbi çdo intetes te nje individi apo nje grupi te caktuar individesh.
Shpresoj qe kjo leter e imja, te mos mbetet pa reagim pozitiv  nga ana juaj, gjithmonë duke shpresuar, se aty jeni per te miren e basketbollit, e jo per diçka tjeter!”, thuhet në reagimin e Shatrit.

Federata e Basketbollit të Kosovës dje vendosi që Feronikelin e Lipjanin ti zbresë në Ligën e parë, Trepça të luajë në Play Out me As Prishtinën dhe Vëllaznimi të inkuadrohet direkt në Superligë. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.