Basketboll

REALI PO MUNDOHET TI RRËMBEJË FENERIT YLLIN E EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Lojtarët e gjigantit turk të basketbollit, Fenerbahçe nuk e kanë pritur aspak mirë paralajmërimet e klubit të tyre se mund ti zvogëlojë pagat e lojtarëve pas pandemisë COVID-19, përcjellë AsistiOnline.com

 

 

Një ndër lojtarët që thuhet se e ka mohuar propozimin e klubit turk, për shkurtimin e pagave është edhe pllejmejkeri grek, Kostas Slouskas. E këtë mosmarrëveshje të palëve, thuhet se më së miri e ka shfrytëzuar klubi mbretëror nga Spanja, Real Madridi që sipas mediave spanjolle mund t’ia rrëmbejë Fenerit njërin nga lojtarët kryesorë.

 

 

Realisht raportohet se madrilenët i kanë ofruar yllit grek një marrëveshje 3-vjeçare, me përfitime prej 6 milion euro, ndërsa Sloukas nuk është i gatshëm të pranojë një pagesë të shkurtuar të propozuar nga Fenerbahce dhe në ditët në vijim pritet të merrret vesh fati i fundorit grek. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.