Basketboll

SA MUND TË ZGJASË STINORI I RIFILLUAR NË NBA?

Prishtinë(AsistiOnline.com) – Sot është raportuar se NBA, po shënjestron 12 tetorin e 2020-tës si datën e fundit të mundshme të lojës së 7 të finales së NBA-së, përcjellë AsistiOnline.com
 
NBA thuhet se po e qarkullon 31 korrikun në kalendarin e saj si një datë e synuar për rinisjen e sezonit 2019-20, ndërsa Adrian Wojnarowski i ESPN raporton më tej për planet e ligës që po i bie në sy 12 tetori si data e fundit e mundshme për Lojën e 7-të finale të stinorit që do të ishte e fundit për 2020-tën.
 
NBA po planifikon të enjten(nesër) një votim, kur pronarët e ekipeve pritet të miratojnë propozimin e komisionerit Adam Silver në një format për të rifilluar sezonin në 31 korrik në Orlando të Floridas, siç raportohet nga ESPN.
 
Ekipet që do të marrin pjesë në kthimin e ligës për përfundimin e sezonit të rregullt dhe play off-it do të duhet të udhëtojnë në Orlando dhe të hynë në karantinë para se të fillojnë përsëri aktivitetetin që u ndërpre për shkak të virusit që mbërtheu mbarë botën, COVID-19. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.