Basketboll

DY SKUADRA TË EUROLIGËS TË INTERESUARA PËR YLLIN E FENERBAHÇES

Prishtinë(AsistiOnline) – Nikola Kaliniç njëri ndër basketbollistët kryesorë për një kohë të gjatë pjesë e Fenerbahçes, ka shumë të ngjarë të largohet nga Stambolli pas pesë vjetësh të kaluara, raportojnë mediat turke sot.

Basketbollisti 28-vjeçar është një pjesë e rëndësishme e historisë së klubit nga Stambolli, duke marrë parasysh që ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, kur Feneri e pati fituar Euroligën në vitin 2017.

 

Për vite me radhë, Kalinic ishte një lojtar i domosdoshme i ekipit të Zeljko Obradoviç, por dëmtimi i shpinës që e goditi atë më shumë se një vit më parë e shqetësoi shumë. Sidoqoftë, kontrata e Kaliniç me Fenerin skadon më 30 qershor dhe ai me shumë mundësi nuk do ta zgjasë atë me gjigantin nga Stambolli.

 

 

Së fundmi është raportuar se klube të tjera të Euroligës po hyjnë në garë për shërbimet e serbit, dhe javët e fundit, Olimpija Milano dhe Crvena Zvezda janë përmendur më së shumti.

Raportohet se, Ettore Messina i Milanos do të dëshironte të shihte një basketbollist të llojit të Kaliniç në Milano i cili do të ketë pritje të mëdha për ekipin e tij në sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, mund të ketë një rikthim të mundshëm të Kaliniç në Beograd, klub i cili e dërgoi atë në basketbollin evropian, sepse pas një sezoni të shkëlqyeshëm në Zvezda, ai nënshkroi kontratë me Fenerin.

Përveç Kaliniç edhe Joffrey Lvern dhe Derrick Williams janë në derën e daljes së Fenerbahçes. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.