Basketboll

HALLAKAMË NË EUROLIGË: PANATHINAIKOSI ‘KËRCËNON’ ME LARGIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër klubet më me traditë në basketbollin evropian, Panathinaikosi i Greqisë ka paralajmëruar largimin nga liga më e fortë evropiane e basketbollit – Euroliga, përcjellë AsistiOnline.com

Klubi nga Athina i dërgoi sot një letër CEO-së të Euroligës, Jordi Bertomeu, me një kërkesë të fortë për të lënë këtë garë pas shumë viteve me trofe të konsiderueshëm..

Presidenti i Panthinaikosit, Manos Papadopoulos që prej ditësh ka hyrë në ”luftë” fjalësh me Euroligën dhe vazhdimisht ka sulmuar strukturën drejtuese të saj, duke i quajtur me terme banale “mashtrues, hajdutë” etj.

Pronari i klubit  nga Athina deklaroi, se shpreson që drejtuesit e klubit do të vendosin që Panathinaikosi të largohet nga Euroliga dhe të futet në Ligën e Kampionëve të FIBA-së, garë e cila  sipas tij është e ardhmja e ligave evropiane.

Siç jeni në dijeni të, për dy muajt e fundit, Panathinaikos BC ka komunikuar në mënyrë të ”vrazhdë” dhe me të drejtë, duke deklaruar vullnetin për të ndërprerë kontratën e klubit të liçensuar me Euroligën dhe duke kërkuar që kjo çështje thelbësore t’i referohet organeve kompetente sa më shpejt që të jetë e mundur. Sidoqoftë, përgjigjja juaj se një lajm i tillë do të dëmtonte seriozisht negociatat e Euroligës me sponsorët, si dhe vetë brendin si Euroligë, në këtë kohë kur po zhvillohet kriza pandemike, bëri që klubi ynë të marrë parasysh shqetësimin tuaj dhe të vendosë të veprojë në mirëbesim me diskrecion maksimal. As ne nuk kemi dërguar një njoftim zyrtar dhe as nuk u përpoqëm të bënim presion mbi ju duke respektuar momentet e vështira. Sidoqoftë, tash koha e vështirë ka kaluar dhe ne ende nuk kemi përgjigje për kërkesën tonë të arsyeshme dhe të ligjshme të lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e klubit athinas.

Panathinaikos është një nga klubet e Euroligës me licencë A. Klubi nga Athina është në mesin e 11 klubeve që nënshkruan një kontratë dhjetë vjeçare me Euroligën më 2015-tën dhe problemi kryesor për lënien e garës mbetet kontrata me ta.

CEO i Euroligës, Jordi Bertomeu njoftoi më herët se, nëse Panathinaikos largohet nga gara, ai do ta plotësojë me lehtësi atë pozicion.

Panathinaikos ka qenë gjashtë herë kampion evropian. Pesë nga ata gjashtë tituj u fituan nën komandën e serbit, Zeljko Obradovic. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.