Basketboll

NBA STRIKTE NË ORARET E RIFILLIMIT, SQARIMI EDHE PËR ROSTERET EKIPORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA tashmë ka publikuar lajmin se do të rifillojë garat më 31 korrik, përderisa ka sqaruar edhe pjesëmarrjen e skuadrave në kompleksin e shumë përfolur ”Walt Disney World Resort”.
 
Sipas burimeve të medias amerikane ESPN, gjersa NBA firmosi orarin e saj të rifillimit me 22 skuadra në Orlando, 14 prej skuadrave do të eliminohen brenda 53 ditëve dhe vetëm katër ekipe do të mbesin pas 67 ditësh të garave.
 
NBA poashtu po planifikon të fillojë kampin me ekipet brenda datave, 9-11 korrik. Ekipet do të karantinohen shkurtimisht përpara fillimit të kampeve zyrtare të trainimit para se lojrat në sezonin e rregullt të rifillojnë më 30 korrik.
 
Ekipet e NBA-së, nuk do të lejohen të nënshkruajnë me lojtarë ndërkombëtarë, siç është rasti i Nikola Mirotiç, i cili nuk ishte në listat e NBA këtë sezon. Ekipeve do ju lejohet të sjellin 17 lojtarë në Orlando, duke përfshirë 14 ose 15 lojtarë në një kontratë standarde të NBA dhe dhe dy të tjerë jashtë saj.
 
Listat e lojtarëve për playoff do të përbëhen nga 15 lojtarë, përfshirë 13 aktivë dhe dy joaktivë. Pasi të fillojë play-off’i, skuadrat mund të zëvendësojnë çdo lojtar që testohet pozitivisht për koronavirus me një lojtar zëvendësues. Ky lojtar i ri do t’i nënshtrohej një periudhe minimale prej shtatë ditësh në karantinë.

Komentet janë të mbyllura.