Basketboll

LARKIN NË NBA: FLET VETË YLLI I EFESIT DHE EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli i basketbollit evropian në dy vitet e fundit, amerikani Shane Larkin ka treguar nëse mund të rikthehet në NBA, përcjellë AsistiOnline.com

Pllejmejkeri i Anadolu Efesit, Shane Larkin nuk planifikon të kthehet në NBA, përveç nëse një ekip i garanton atij një rol të kënaqshëm dhe një pjesë që nuk do ta kufizojë atë në bankën rezervë.

Unë nuk do të kthehem në NBA si opsion i dytë apo i tretë,” tha Larkin për Fansided ndërsa shtoi se ai nuk do të diskutojë as për këtë lloj mundësie(NBA). “Pra, nëse ndonjë ekip pyet për këtë, ne nuk do të përgjigjemi as në telefon”, citohet të ketë thënë, Larkin.

Në karrierën e tij të mëparshme në NBA në 2017-2018, Larkin kishte mesatarisht 14.4 minuta lojë në 54 paraqitje në sezonin e rregullt me ​​Boston Celtics plus 14 minuta në 11 ndeshje në play off.

Larkin ishte duke kaluar nëpër një stinort fantastik që i ‘garantonte’ MVP-në në Euroligë, para se të mbyllej sezoni për shkak të pandemisë koronavirus më 12 Mars. Ai kishte mesatare në garën në fjalë,  22.2 pikë, 4.1 asistime dhe 3.1 kërcime në 29:56 minuta për ndeshje, ndërsa Efesi ishte në krye të renditjes. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.