TALENTI PRIZRENAS VAZHDON PËRGATITJET, NË PRITJE TË RITESTIMIT TEK EFESI
Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti prizrenas, Auron Vila shumë shpejtë pritet të udhëtojë drejt shtetit të Turqisë për pjesën e dytë të provave tek gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Anadolu Efes.
Vila do të testohet tek grupmoshat e reja të klubit të famshëm turk dhe për këtë vazhdimisht ka punuar si në përgatitje fizike ashtu edhe në teknikë basketbolli me qëllimin e vetëm që ta bindë stafin e Efesit ti ofrojë kontratë, shkruan AsistiOnline.com
Djaloshi i ri nga qyteti i Prizrenit, është vetëm 15 vjeçar dhe ka një gjatësi të konsiderueshme prej 1.87 centimetra dhe sigurisht që do të japë maksimumin për të mbetur pjesë e klubit prestigjioz turk.
Auroni edhe në stinorin e kaluar ishte në prova tek skuadra e Efesit dhe edhe sivjet morri ftesë nga skautët e klubit turk për të qenë pjesë e provave disa javore dhe nëse i bindë trajnerët e klubit nga Stambolli se ka arritur progres, mund të vazhdojë karrierën atje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.