Basketboll

OLIMPIAKOSI VAZHDON KONTRATËN ME YLLIN E SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Georgios Printezis dhe Olimpiakosi bien dakord edhe për një sezon tjetër së bashku.

Pronarët e Olimpiakos u takuan dje me yllin e skuadrës, Georgios Printezis dhe ranë dakord të rinovojnë bashkëpunimin e tyre edhe për një sezon tjetër, njoftoi klubi grek.

Printezis e nisi karrierën e tij në Olimpiakos për tetë sezonet e para (2001-09) dhe më pas, për dy vite në Unicaja Malaga, por u kthye për një tjetër periudhë të gjatë tek klubi ku u rritë dhe e cila do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Ai fitoi dy tituj në Euroligë me Olimpiakosin në 2012 dhe 2013.

Këtë sezon që lamë pas, basketbollisti grek 35-vjeçar kishte mesatarisht 11.9 pikë, 4.3 kërcime dhe 1.5 asistime mbi 25 ndeshje në Euroligë. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.