Basketboll

KASTRIOTI I FERIZAJIT PRANË RIKTHIMIT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Para pak ditësh në ambientet e Komunës së Ferizajit, janë takuar krerët e FBK-së me kryetarin e Komunës së kësaj të fundit, Agim Aliu, për të diskutuar në lidhje me basketbollin ferizajas, shkruan AsistiOnline.com

Në takimin në fjalë, është diskutuar për basketbollin ferizajas dhe gjasat që qyteti i Ferizajit ta ketë përsëri klubin e basketbollit, ashtu sikurse më parë.

Në lidhje me këtë takim, ka reaguar edhe Komuna e Ferizajit nëpërmjet një shkrimi, duke paralajmëruar se basketbollit kosovarë shumë shpejtë pritet që ti rikthehet edhe ekipi ”Kastrioti”. 

Gjatë ditës së sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ishin kryetari i Federatës Arben Fetahu, drejtuesit tjerë Leart Hoxha, Kimete Haliti e të tjerë përfaqësues të këtij sporti që u pritën nga nikoqiri Aliu për të diskutuar aktivizimin e klubit sportiv e basketbollit në Ferizaj. I pari i Ferizajt, Agim Aliu i konfirmoi mysafirëve gatishmërinë e përpjekjen institucionale pa kursim për të arritur këtë qëllim. Javëve në vijim, priten të ndërmerren veprime konkrete me qëllim jetësimin e këtij synimi, për ta rikthyer fuqishëm suksesin e basketbollit ferizajas”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.