Basketboll

KRYETARI I FBK-SË TREGON KUR PRITET TË STARTOJ LIGA MBARËKOMBETARE SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka treguar se kur pritet të startojë liga e përbashkët me Shqipërinë, përcjellë AsistiOnline.com
 
Në një paraqitje televizive në Sports Show të Klan Kosovës, Fetahu ka treguar se liga e përbashkët me Shqipërinë është gati për të startuar dhe se vetëm po bëhen gati disa detaje të fundit në përgatitje për finalizimin e projektit.
 
Jemi në pritje të marrëveshjes formale dhe në pritje të inaugurimit të ligës. Pritet që gara të filloj në javën e fundit të shtatorit. Konkretisht më datat 27-28 shtator, pritet që të luhen ndeshjet e para të kësaj lige. Gjatë tërë garës, ndeshjet do te luhen dy herë në javë në dy ditë të përbashkëta, dy ndeshje në Kosovë dhe dy ndeshje në Shqipëri”, tha kreu i FBK-së.

 

Liga mbarë-kombëtare po pritet me kërshëri të madhe, sikurse në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për faktin se bashkon të dyja shtetet në aspektin basketbollistik dhe pritet të jetë shtytëse e bashkimit edhe për ligat e sporteve tjera në mes të dyja shteteve. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.