Basketboll

REPREZENTUESI I KOSOVËS, KALON TE SKUADRA E MADHE FRANCEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentuesi i natyralizuar i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com
 
Pllejmejkeri amerikan që në stinorin që po lëmë pas, luajti me ekipin e fuqishëm malazez, Buduçnostin e Podgoricës, ka kaluar tek skuadra elitare franceze, ”Le Mans”, lajmin për transferimin e Bamforth e ka zyrtarizuar sot vetë skuadra franceze, që i ka dëshiruar mirëseardhje basketbollistit të tyre të ri.
 
Në 10 ndeshje në Eurocup me Buduçnostin, Bamforth pati 13.1 pikë, 3.2 kërcime dhe 2.3 asiste për ndeshje. Bamforth gjithashtu luajti 19 ndeshje në ABA Ligë me ekipin nga Podgorica, ku regjistroi 8.9 pikë, 2.3 kërcime dhe 2.0 asiste për ndeshje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.