Basketboll

REZULTATET E ARRITURA NË LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE, DO TË LLOGARITEN EDHE NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë një vendim shumë interesant për ekipet nga Kosova që do të jenë pjesë e ligës së përbashkët me Shqipërinë, shkruan AsistiOnline.com
 
Presidenti i FBK-së, Arben Fetahu ka treguar se të gjitha rezultatet e arritura në ligën e përbashkët shqiptare në mes ekipeve të Kosovës, do të barten edhe në Superligën e Kosovës, pra ekipet kosovare nuk kanë nevojë që të luajnë mes vete edhe në Ligën e Kosovës, për faktin se rezultatet e arritura tek liga e përbashkët do t’ju barten edhe në ligën kombëtare.
 
Ajo që shumë me rëndësi dhe pse kjo ligë me të vërtetë është unike dhe është mbarëkombëtare dhe është e ndërthurur dhe integruar me ligat tona është se klubet tona kosovare rezultatet të cilat në ligën mbarëkombëtare i shënojnë mes vete, do t’ju pasqyrohen edhe në ligën e Kosovës, pra nuk kanë nevojë të luajnë edhe njëherë, kështuqë do të kemi një integrim një ndërthurje të garës dhe vërtetë po e integrojmë si pjesë të garave tona kombëtare”, tha Fetahu.

 

Liga e përbashkët shqiptare e basketbollit, pritet të nisë në fund të muajit shtator. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.