DY LOJTARË TË SUNS, POZITIVË ME COVID-19
Lojtarët e NBA-së kanë filluar testimet e detyrueshme për koronavirus përpara rifillimit të sezonit. Dy lojtarë të Phoenix Suns u testuan pozitivë për koronavirus, sipas një raporti të Arizona Republic. Pas rezultateve të lojtarëve të ekipit, Phoenix thuhet se pezulloi stërvitjet e ekipit përpara fillimit të NBA.
Ekipet e NBA-së kanë filluar të bëjnë teste për lojtarët që do të udhëtojnë në Orlando për rinisjen e planifikuar të sezonit më 31 korrik. Ka pasur një valë të rasteve me koronavirus në Florida që ka krijuar shqetësim midis lojtarëve, drejtuesve të klubit dhe tek zyra e ligës, sipas një raporti të fundit nga ESPN.
Disa lojtarë ishin tashmë të kujdesshëm dhe nuk ishin me të vërtetë të etur për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit në mungesë të një bari për koronavirus. Ndërsa disa basketbollisë të tjerë, të udhëhequr nga ylli i Brooklyn Nets Kyrie Irving, janë të shqetësuar që rinisja e NBA do të jetë një shpërqendrim nga lëvizja kundër padrejtësisë racore dhe protestave nën dritën e vrasjes së George Floyd nga një polic. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.