FBK PRITET TË LIROJË KLUBET NGA RREGULLI PËR 20 VJEÇARËT
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, pritet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ekipet e Superligës kosovare në ditët e ardhshme, shkruan AsistiOnline.com
Kreu i FBK-së, Arben Fetahu ka paralajmëruar se do ti propozojë bordit të FBK-së, që të largojë rregullin ku klubet janë të obliguara ti japin minutazhë 20 minutëshe të detyruar, një lojtari nën-moshën 20 vjeçare.
”Propozimi im për bordin e FBK-së, është që ta heqim obligimin e luajtjes së 20 minutave per lojtarin nën 20 vjet. Kjo besoj që do të miratohet në ditët e ardhshme”, tha Fetahu. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.