Basketboll

KAPITENI LEGJENDAR I PRISHTINËS, FLET PËR PËRFAQËSUESEN E KOSOVËS 3×3

Prishtinë(AsistiOnline) – Me rastin e 1 vjetorit të debutimit historik të Përfaqësueses së Kosovës 3×3, për AsistiOnline.com ka folur edhe kapiteni legjendar i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, ka thënë se baskebtolli 3×3 përveç argëtimit dhe lojës zbavitëse për lojtarët dhe shikuesit edhe si Përfaqësuese luan rol të madh në basketboll, për faktin se sporti në përgjithësi është ambasadori më i mirë i një shteti.

”Përshëndetje, për mua loja e basketbolliit 3 me 3 është e rëndësishme sepse është një lojë atraktive, është një lojë për shikues, është një lojë zbavitëse, ku në fund ekipa shpërblehet me njëi shpërblim material dhe në fund klasifikohen në nivele më të larta të lojës 3×3, një diferencë me baskebtollin 5×5 ku zgjat një vit, ndërsa loja 3×3 zgjat 2-3 ditë. Dhe është një periudhë shumë e shkurtë, ku vinë të gjithë rinia që janë të interesuar, që e dojnë basketbollin 3×3 dhe i shikojnë shumë atraksione, shumë ngulitje, zbavitje, koncerte dhe të tjera. Unë besoj që çdo Përfaqësuese është e rëndësishme për shtetin e Kosovës, sepse sporti është ambasadori Nr.1 i shtetit dhe nëse Përfaqësuesja 3×3 fiton një turne jashtë shtetit, normal që tani edhe më shume e më shumë e njohin Kosovën si shtet i basketbollit. Por, për zhvillimin e basketbollit unë besoj që për zhvillimin individual, ose zhvillimin e kualitetit, nuk është shumë i rëndësishëm”, tha krejt në fund Azemi.

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.