Basketboll

BASKONIA SHTON NË SKUADËR DY TOP-LOJTARË

Prishtinë(AsistiOnline) Skuadra spanjolle që garon në Euroligë, Baskonia ka shtuar në skuadër dy lojtarë të spikatur me përvojë në gara të mëdha.

Ekipi baskë ka transferuar në radhët e veta, amerikanin Alec Peters, që në stinorin 2019/20 ishte pjesë e Anadolu Efesit, ndërsa ka transferuar poashtu edhe lituanezin, Rokas Giedraitis që për dy stinore rresht(2018/20) luajti tek Alba e Berlinit.

Të kujtojmë se ditë më parë, Baskonia u shpallë kampione e Spanjës, duke e mposhtur në finale gjigantin katalunas, Barcelona. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.