Basketboll

BARKLEY PESIMIST: STINORI NË NBA NUK DO TË PËRFUNDOJ!

Prishtinë(AsistiOnline) – Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në pozitën e qendrës në NBA dhe botë, Charles Barkley, thotë se sezoni i NBA nuk do të marrë fund.

Barkley një nga qendrat më të mira gjatë viteve sa luajti, por edhe një ndër më të mirët i të gjitha kohërave në NBA dhe më gjerë, ishte mysafir në një emision sportiv në SHBA dhe foli për vazhdimin e sstinorit të mbetur të NBA-së në Orlando.

NBA nuk do të vazhdojë, është mendimi im. Dhe sigurisht që të gjithë lëndohemi nga kjo, sepse unë e di se shumë njerëz do të humbasin punën e tyre dhe problemet po shkojnë njëra pas tjetrës. Ajo që po ndodh në Florida tani është një nga pozitat më të vështira në botë, dhe ne kemi 22 ekipe të NBA që presin të garojnë atje. Unë thjesht nuk e shoh se si do të ndodhë që të vazhdohet atje në tre muajt e ardhshëm, është e pamundur“, tha Charles Barkley.

NBA nuk është luajtur që nga 11 Marsi, kur basketbollisti i Utah Jazz, Rudy Gobert u testua pozitiv për koronavirus. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.