SINGLETON VAZHDON ME EFESIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Chris Singleton do të qëndrojë me Anadolu Efesin së paku edhe për dy sezone të tjera.
Anadolu Efes dhe Chris Singleton nënshkruan një marrëveshje dy-vjeçare me mundësi edhe për një tjetër, njoftoi klubi turk sot.
Qendra 30-vjeçare amerikane u bashkua me Efesin në fillim të stinorit që po lëmë pas dhe kishte mesatare prej, 8.6 pikë, 4.5 kërcime, 1.1 asistime dhe 1.0 vjedhje topash për ndeshje.
Singleton e nisi karrierën e tij në NBA me Uashington Wizards për tre vjet, ndërsa avantura e tij e parë në Evropë ishte me Lokomotiv Kuban në stinorin 2015-16. Ai luajti në Euroligë me Panathinaikos dhe Barcelonën përpara se të bashkohej me Efesin. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.