Basketboll

LARGIM I BUJSHËM NGA FENERI, KALINIC KALON NË VALENCIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Nikola Kalinic zyrtarisht është bërë me skuadër të re, pas një aventure pesë-vjeçare me gjigantin turk, Fenerbahçe.

Skuadra spanjolle e Valencias, njoftoi para pak çastesh, se kanë nënshkruar zyrtarisht me basketbollistin serb Nikola Kalinic, 28-vjeçari Kalinic arrin në klubin spanjoll nga Fenerbahçe, me të cilët kaloi pesë sezone në fanelën e tyre.

Basketbollisti serb luajti në 28 ndeshje të Euroligës me Fenerin në sezonin e kaluar, duke pasur mesatare prej 6.6 pikë, 2.5 kërcime dhe 1.7 asistime për ndeshje, ndërsa poashtu pati mesatarisht 9.2 pikë për ndeshje në ligën turke.

Valencia vazhdon planifikimin e saj për sezonin 2020-21, pasi sivjet më herët ka nënshkruajtur edhe me Martin Hermannsson, Derrick Williams, Klemen Prepelic, si vazhduan bashkëpunimin me Fernando San Emeterio, Mike Tobey, Sam Van Rossom, dhe Louis Labeyrie. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.