NBA SHKURTON MINUTAZHËN PËR NDESHJET MIQËSORE PARA RIFILLIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshjet miqësore të NBA-së, para rifillimit të garës do të luhen pak më shkurtë se zakonisht, ka njoftuar sajti zyrtar i NBA-së.
NBA po ndryshon rregullat për ndeshjet përgatitëse, duke shkuar me çerek prej 10 minutash në vend të 12 minutave të zakonshme. Ndryshimi nga NBA, thuhet se po aplikohet për disa arsye – në mesin e tyre, duke mos dashur ti lodhin shumë lojtarët pasi ata kaluan më shumë se katër muaj pa lojëra, dhe për shkak se disa ekipe nuk kanë ende listat e tyre të plota në ”Walt Disney World”, për shkak të koronavirusit dhe çështjeve të tjera.
Ndryshimi do të zbatohet vetëm në pjesën e parë të ndeshjeve për ekipet. Përderisa lojërat e tyre të dyta dhe të treta në garën në ”Disney” do të përdorin kohën standarde. Të gjitha skuadrat është planifikuar të luajnë nga tre ndeshje miqësore para rifillimit.
Pas tre miqësoreve, 22 skuadrat që bënë udhëtimin në Orlando do të luajnë tetë ndeshjet sezonale të rregullta. Më pas, tetë ekipet kryesore nga secila konferencë do të përparojnë në play off’in e garës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.