MAODO LO NGA BAYERNI TEK ALBA E BERLINIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti gjerman, Maodo Lo, pas ndarjes me Bayernin është zyrtarizuar tek skuadra e re.
Maodo Lo do të kthehet në qytetin e tij të lindjes dhe do të luajë për ALBA Berlin në sezonin e ardhshëm.
Lo vuri në dukje se ai e ka dashur kohën e kaluar në Mynih por që të kthehesh në qytetin e tij të lindjes në Berlin do të ishte zgjidhja më e mirë për të tani, duke konfirmuar në këtë mënyrë marrëveshjen me Alba Berlinin.
“Ishte një vendim shumë i vështirë për mua, koha për të menduar se përfundimi ishte vërtet shumë e vështirë. Sepse u ndjeva jashtëzakonisht i rehatshëm në Mynih dhe ndërkohë ndërtova marrëdhënie të veçanta për jetën. Qyteti është i bukur dhe klubi si një familje e madhe. Por mbi të gjitha, unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për besimin që klubi dhe administrata më kanë dhënë gjatë dy viteve, nuk e marr si të mirëqenë. Përkundër gjithë kësaj, unë mendoj se vitin e ardhshëm në Berlin do të ketë më shumë kuptim për mua personalisht. Në mes të kësaj kohe të çmendur dhe të pasigurt, në kombinim me disa rrethana familjare për mua, ia vlen shumë që një djalë i Berlinit si unë të jetë në shtëpi”, tha Lo.
Fundori 27-vjeçar luajti për tre vjet me Bayernin dhe këtë sezon të kaluar, ai kishte mesatarisht nëntë pikë, 3.3 asistime dhe 1.9 kërcime mbi 28 ndeshje të Euroligës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.