Basketboll

FBK E KONFIRMON: SELEKTORI I PËRFAQËSUESES SË FEMRAVE DO TË JETË VENDOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës shumë shpejtë pritet të zgjedhë, selektorin e Përfaqësueses së Kosovës A, në konkurencën e femrave, shkruan AsistiOnline.com

Në këtë rreth për tu përzgjedhur si selektorë të Kosovës janë përmendur disa emra të mundshëm si: ish-selektori i Përfaqësueses më herët, Fabian Gjuka, Fidan Shatri, Kimete Haliti dhe Pal Syla, por të cilët nuk janë konfirmuar nga FBK-ja

Në lidhje me lajmin në fjalë, për të konfirmuar gjithë këtë ”amulli”, AsistiOnline.com kontaktoi me sekretaren e FBK-së, Elvira Dushku e cila u përgjigj kështu:

Përzgjedhësi i Kosova A – Femrat, do të jetë trajner vendor. Grumbullimi i parë është paraparë gjatë muajit gusht, por edhe ky grumbullim varet nga situara me pandeminë Covid-19. Megjithatë ne tashmë e kemi filluar kampanjën për pjesëmarrjen e Përfaqësueses A të Femrave për herë të parë në një garë zyrtare të FIBA-s dhe do ta vazhdojmë deri në vitin tjetër. Nëpërmjet kësaj kampanje ne duam që vajzat që merren me basketboll të qëndrojnë në basketboll, dhe në të njëjtën kohë duam që të sensibilizojmë opinionin për përkrahje të barazisë gjinore, në të gjitha aspektet”, nënvizoi Dushku.

Përfaqësuesja e Kosovës A në kategorinë e femrave, pritet të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s për herë të parë. Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të mbahet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, nga 15 deri më 20 qershor. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.