EKSKLUZIVE: YLLI VAZHDON KONTRATËN ME YLLIN E SKUADRËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra nga Theranda, Golden Eagle Ylli, deri më tani është ekipi i vetëm në Superligën e Kosovës në Basketboll, që ka lëvizur në drejtim të organizimit dhe forcimit të skuadrës, për stinorin e ri dhe së paku zyrtarisht.
Nga burime të afërta me klubin nga Theranda, AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se therandasit, kanë vazhduar bashkëpunimin me njërin prej lojtarëve kryesorë të ekipit në stinorin e kaluar, Samir Zekiqi.
Zekiqi që shumë shpejtë, pritet të zyrtarizohet edhe nga ekipi i Yllit për rinovimin e kontratës, stinorin e kaluar ka qenë bartës i lojës tek ‘xhebrailat’ dhe me ndihmën e tij, ekipi i Yllit kishte arritur deri në finale të Kupës së Kosovës, si dhe ishte ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion.
Në stinorin që po lëmë pas, Samiri me Yllin kishte mesatare tejet impresionuese prej, 19.9 pikë, 5.7 kërcime e 2.8 asiste për ndeshje.
Përpos Samirit, Ylli deri tani ka zgjatur kontratën edhe për një vit me kryetrajnerin, Dragan Radovic, ndërsa ka transferuar në skuadër basketbollistin me prejardhje shqiptare nga SHBA-të, Blend Avdili që luan në pozitat 3/4. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.