Basketboll

GARNETT SYNON TA BLEJË EKIPIN E NBA-SË, ATJE KU BËRI EMËR

Prishtinë(AsistiOnline) –  Legjenda e NBA-së, Kevin Garnett raportohet se do të investojë 200 milion dollarë për të blerë ekipin, ku bëri emër si lojtar, atë të Minnesota Timberwolves, transmeton AsistiOnline.com 

Pronari aktual i Minnesotas, Glen Taylor thuhet se e ka vendosur ekipin në shitje, pas 25 vjetësh investime në të.

Ndër të tjera në këto raporte, thuhet se pikërisht legjenda e Timberwolves, Kevin Garnett, po bën përpjekje për të blerë ekipin në të cilin u rritë si lojtar.

Investimi i Garnett thuhet se është 200 milion dollarë, dhe ai do të kryesonte këtë operacion basketbolli nëse është i interesuar që ta ketë nën-menagjim klubin e Minnesotas.

Bosi i tanishëm i Timberwolves, citohet se po kërkon të paktën 1.2 miliardë dollarë për ekipin e tij, i cili sipas Forbes, është me vlerë 1.38 miliardë dollarë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.