Basketboll

GREG MONROE ZYRTARIZOHET TEK SKUADRA NGA EUROLIGA

Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra e njohur amerikane me përvojë nga NBA, është bërë me skuadër të re në Euroligë.

Ekipi i Khimkit të Moskës është bërë ndalesa e dytë në Euroligë për Greg Monroe. Ky i fundit nënshkroi marrëveshje një vjeçare me ekipin moskevit, njoftoi sot vetë klubi rus.

Monroe debutoi në Euroligë në stinorin që lamë pas me Bayern Mynhenin. Me bavarezët, Monroe kishte mesatare prej, 12.9 pikë, 6.8 kërcime, 2,5 asistime dhe 1.3 vjedhje për ndeshje.

Monroe është një lojtar me përvojë që kaloi shumë vite në NBA, Ai është një prej qendrave në Euroligë që mund të jetë efektiv me lojën  e tij me shpindë në basketboll. Ai gjithashtu është shumë i mirë edhe në lëvizje të tjera. Unë mendoj se kemi transferuar një vijë të përparme shumë të fortë në ekip“, theksoi kryetrajneri i ekipit rus, Rimas Kurtinaitis.

Monroe në të kaluarën, para se të vinte në Evropë ka luajtur për shumë skuadra të NBA si: Detroit, Milwaukee, Phoenix, Toronto etj.

Khimki sivjet ka transferuar në skuadër edhe Evgeny Voronov dhe të rikthyerin, Jordan Mickey. Ndërsa ka vazhduar kontratat edhe yllin e skuadrës, Alexey Shved, si dhe Sergey Monia, Egor Vialtsev dhe Devin Booker. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.