Basketboll

”ORGANIZIMI I STINORIT NË ORLANDO, NJË PREJ EVENTEVE MË TË MËDHA NË HISTORI TË SPORTIT”

Prishtinë(AsistiOnline) – Rifillimi i stinorit në NBA po afrohet, pasiqë pikërisht sonte në mesnatë pritet të luhen ndeshjet e para që nga pezullimi i tyre në muajin mars, shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan AsistiOnline.com
 
Anëtari i grupit ”Merakli t’basket” në Facebook, Armend Haziri në një bisedë për AsistiOnline.com ka dhënë opinionin e tij në lidhje me rifillimin e stinorit në NBA, por edhe për fazat vendimtare të kampionatit, ”play off”-in dhe finalen.
 
Mendimi im rreth fillimit të NBA, është se mënyra se si e kanë filluar dhe si e kan bërë menagjimin e të gjitha ekipeve dhe si i kanë sistemuar të gjitha ekipet në Orlando “Bubble”, është njëra prej eventeve më të mëdhaja që ka ndodhur në histori të sportit. Për shkak të virusit të gjitha ekipet e NBA, për një kohë i kanë mbyllur sallat në të cilat ushtrojnë dhe janë munduar që ti sigurojnë lojtarët e tyre. Pas qetësimit të situates presidenti i NBA, Adam Silver i ka lajmëruar të gjitha ekipet që të fillojnë ushtrimet para se të shkojnë në Orlando dhe me ndeshjet miqësore që i kanë zhvilluar ekipet në Orlando, besoj se tashmë e kanë rikthyer një pjesë të mirë të formës së tyre për vazhdimin e kampionatit”, tha fillimisht Haziri.
 
Tutje, Haziri tregon për ekipet nga Konferenca Lindore e NBA-së, që potencialisht janë më të rrezikshme për tu kyçur në fazat finale të garës.
 
Në East, ekipet të cilat shihen më të rrezikshme mendoj se janë: Bucks , Miami, Celtics dhe kampionë në fuqi, Toronto Rapors. Favoritët kryesorë janë, Bucks te cilët edhe e kanë rekordin më të mirë në NBA, mendoj që e kanë ekipin më të kompletuar në NBA. Me lojtarë të cilët kanë shumë eksperiencë në ligë dhe lojtarë shumë të fortë në mbrojtje. Giannis Antetokounmpo i cili pritet të fitoj back to back, MVP në regular season. Dhe të udhëheqë Bucks drejt finales. Supriza në East, mendoj që do jetë Miami Heat që e ka ndërtuar një ekip shumë të mirë dhe me lojtarë të rinjë të cilët mund të jenë problem për çdo skuadër në play off’in e Eastit”.
 
Ndërsa për Konferencën Perëndimore, Haziri ka këtë mendim:
 
Nga ana tjetër në West është konkurenca më e madhe dhe secila ndeshje e play off’it do të jetë si një finale, duke filluar nga LA Lakers, LA Clippers, Houston Rockets, Denver Nuggets. Ndërsa, dy surprizat më të mëdha në West mendoj që jan OKC dhe Dallas Mavericks.
OKC i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe e ka ndërtuar një ekip shumë simpatik edhe pse kanë humbur 2 lojtarët kryesorë, Russell Westbrook dhe Paul George. Dallasi po ashtu ka një ekip shumë të ri, me një trajner i cili ka përvojë të madhe në play off. Vlen të ceket edhe ekipi i Rockets të cilët janë duke e luajtur sistemin ”Small-Ball” që pritet të jetë shumë i rrezikshëm. Ndërsa, Nuggets i shoh më pak të rrezikshëm në këtë fazë finale. Por dy ekipet të cilat sipas të gjitha gjasat, pritet të takohen në finalen e madhe të Westit janë: Lakers vs Clippers. Me Kawhi Leonard dhe Paul George Clippers i kanë bashkuar forcat që të fitojnë Championshipin e parë, ku edhe ekipin e kanë prej më të fortëve në mbrojtje, poashtu në sulm, pritshmëritë janë shumë të mëdha për Clippers”.
 
Dhe krejt në fund, anëtari i ”meraklive t’basketit” jep edhe prognozën e tij, se se kush do ta fitonte potencialisht finale e madhe të NBA-së.
 
Mendimi im personal është se Lakers do e fitojnë titullin me LeBron James që nuk po njeh moshën dhe me një Anthony Davis të pandalshëm dhe me lojtarë shumë të aftë dhe të rrezikshëm në çdo moment. Të cilët edhe kanë fituar në vitet e kaluara tituj dhe eksperienca e tyre, do jetë një plus shumë i madh për Lakers. Ky është mendimi im rreth këtij sezoni të NBA”, tha Haziri. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.