FBK SHTYEN GRUMBULLIMET E PËRFAQËSUESEVE SENIORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që përfundimisht ti shtyejë grumbullimet e Përfaqësueseve seniore, që ishin të parapara për këtë muaj.
Në njoftimin e lëshuar sot, thuhet se FBK ka marrë vendim që të shtyjë grumbullimet e Përfaqësueseve A të Kosovës (Meshkuj/Femra) që ishin paraparë gjatë muajit gusht 2020 për shkak të zhvillimeve të fundit me pandeminë COVID-19 në vendin tonë dhe ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve që në koordinim me Sekretaren e Përgjithshme të ri-planifikojë dhe vendosë për grumbullime të mëvonshme në bazë të situatës dhe udhëzimeve nga autoritetet dhe institucionet përgjegjëse.
Komentet janë të mbyllura.