Basketboll

FILLON PARAQITJA E KLUBEVE KOSOVARE PËR EDICIONIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi në ueb-sajtin zyrtar të saj, ka njoftuar të gjitha klubet nën-gjirin e saj se nga 1 gushti ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021.

Në njoftim thuhet se afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike të komesarit të garave: komesari@basketbolli.com. /AsistiOnline.com 

Komentet janë të mbyllura.