EKSKLUZIVE: KENAN SPAHIU ZYRTARISHT NË FENERBAHÇE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kenan Spahiu edhe zyrtarisht do të jetë basketbollist i gjigantit turk dhe evropian – Fenerbahçe ka mësuar AsistiOnline.com
Lajmin ekskluziv për kalimin e Spahiut tek Fenerit, për AsistiOnline.com e ka konfirmuar vëllau i Kenanit që njëherazit është edhe agjent i tij, Kemal Spahiu që ka potencuar se Kenani ka nënshkruajtur edhe zyrtarisht me Fenerbahçen një kontratë një vjeçare e cila pritet të bëhet zyrtare shumë shpejtë edhe nga klubi i madh turk.
25 vjeçari ka luajtur edhe më parë për Fenerbahcen, por një lëndim i rëndë i krahut në takimin ndaj Trabzonspor në kuadër të Kupës së Turqisë, bëri që koha e tij tek njëherë kampioni i Evropës të përfundonte herët, por Kenani tek Feneri tash po kthehet dhe më i fortë.
Në stinorin e fundit, Spahiu u transferua në Spanjë tek ekipi, Coosur Real Betis, ku ka pasur mesatarisht 7.3 pikë për lojë në ligën spanjolle dhe ishte ndër lojtarët kyç të skuadrës dhe në pesëshen e parë.
Spahiu është poashtu pjesë e kombëtares turke, dhe me ekipin e të rinjëve të Turqisë u shpall kampion evrope në vitin 2013, duke u shpallur edhe MVP i kampionatit. Ai ishte gjithashtu pjesë e Kombëtare turke në Eurobasketin e vitit 2017.
Të kujtojmë se AsistiOnline.com, ditë më parë poashtu kishte raportuar ekskluzivisht për një arritje të marrëveshjes në mes të Kenanit dhe Fenerbahçes dhe e njëjta gjë u vërtetua edhe tash. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.