Basketboll

KAMPIONI VAZHDON PERFEKT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, Toronto Raptors po vazhdon me formën perfekte në rifillimin e stinorit në Orlando.

Raptors mbrëmë kanë triumfuar ndaj Orlando Magic me 10 pikë dallim, 99-109 në një ndeshje tejet interesante edhe pse të dyja skuadrat tashmë e kanë siguruar play off’in.

Në këtë fitore të Torontos u dalluan, Fred VanVleet me 21 pikë e 10 asiste, si dhe Pascal Siakam me 15 sosh.

Tek Orlando s’mjaftuan, Fournier e Ross me nga 15 pikë. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=CkJgfron4_s

 

Komentet janë të mbyllura.