Basketboll

ISH-BASKETBOLLISTI KOSOVAR ME PROFESION TË RI, LANSON KËNGËN E TIJ TË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti kosovar, Pjetër Doda ka debutuar në skenën muzikore, duke lansuar këngën e tij të parë.

Ish-basketbollisti i Bashkimit të Prizrenit, Pjetër Doda, ka debutuar në skenën muzikore ditën e djeshme, disa vite pas pensionimit si basketbollist aktiv dhe stafi i AsistiOnline.com i dëshiron suksese në karrierën muzikore.

Prizrenasi ka lansuar këngën e tij të parë me titullin “Më gënje”.

Të kujtojmë se Pjetër Doda, përpos basketbollit profesional, ka luajtur për vite me radhë dhe suksesshëm edhe në garat e 3×3 – Streetball Kosova.

Në vazhdim ju ftojmë ta dëgjoni projektin e tij:

 

 

Komentet janë të mbyllura.