Basketboll

LUAJTI NË SPANJË, ASTERA TUHINA ZBULON TË ARDHMEN E SAJ PËR EDICIONIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër basketbollistet më të talentuara kosovare që luan jashtë vendit, është edhe fundorja e re, Astera Tuhina.
 
Në një bisedë për AsistiOnline.com, basketbollistja 16 vjeçare, Astera Tuhina ka folur për periudhën e karantinës, përgatitjet e saj për edicionin e ri, klubin e saj në stinorin e ri, si dhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ku bën pjesë edhe vetë ajo.
 
Periudha e karantinës ishte shumë e vështirë për mua. Të ndërpres angazhimin prej minimum 4 orë në ditë në zero, ishte shumë e vështirë. Shpresoj që së shpejti do të kthehemi me stërvitje dhe të vazhdojmë aty ku e lamë. Javën tjetër planifikoj të kthehem në Spanjë dhe të filloj me përgatitjet. Këtë vit do jem pjesë e disa grupmoshave në klub dhe shpresoj për një performancë edhe më të mirë se vitin e kaluar”, thotë Tuhina.
 
Ekskluzivisht për AsistiOnline.com, basketbollistja e re kosovare, ka zbuluar ekipin e saj për edicionin 2020/21.
 
Ekipi im edhe për sezonin e ro do të jetë ”CD Promete – Logroño” në Spanjë, aty kam kaluar mirë në stinorin e kaluar dhe e pash të arsyeshme që të vazhdoj, pres një stinor të mirë për vete dhe ekipin”, tregon ajo.
 
Dhe në pjesën e fundit, 16 vjeçarja nga Prishtina thotë se është e gatshme për sfidat e reja me Kosovës, si dhe komenton lëvdatat nga ueb-sajti zyrtar i FIBA-s për të.
 
Unë jam e gatshme që me Kosovës të vazhdojmë në drejtim të sukseseve. Por edhe do të mundohem të përgatitem fizikisht sa më shumë këtë vit dhe të jem e gatshme për ekipin dhe Kosovës. Ndjenjë e veçantë të vlerësohesh dhe të përmendesh nga FIBA dhe diçka që e ëndërrojmë të gjithë. Një vlerësim i tillë të jep kurajo edhe për të vazhduar”, përmbyll bisedën, Tuhina. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.