JU KUJTOHET EDIS KURAJA? TASHMË KA ZGJEDHUR PROFESION SFIDUES
Prishtinë(AsistiOnline) – Një tjetër basketbollist që duhet të kujtohet për momentet nostalgjike në basketbollin e Kosovës është edhe Edis Kuraja.
Kuraja është i lindur më 26 shator të 1982-tës dhe përveç nënshtetësisë kosovare e ka dhe atë suedeze.
Qendra 201 centimetërshe në karrierën e tij disa vjeçare në basketboll, ka luajtur për disa prej skuadrave të njohura kosovare dhe ka një karrierë mjaftë të bujshme dhe të begatshme.
Kuraja gjatë karrierës së tij në basketboll, ka luajtur për skuadrat kosovare: KB Exclusive, KB Prishtina, KB Mabetex, KB Peja, KB AS Prishtina, si dhe KB Universi. Ndërsa përvojë basketbollistike ka edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, ku luajti para ndërkombëtarizimit.
JETA PAS PENSIONIMIT NGA BASKETBOLLIT:
Pas pensionimit nga basketbollit aktiv, Edis Kuraja në një periudhë kohore kishte ushtruar postin e drejtorit sportiv tek KB Prishtina, por që më pas dha dorëheqje.
Ajo që dihet për Edisin, është se ai tashmë po qëndron ‘larg’ nga basketbolli dhe po e ushtron profesionin e avokatit në vendin tonë. Sidoqoftë kjo është zgjedhja e tij dhe ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese kudoqë të jetë, punon dhe vepron. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.